Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Daçiç: Shqiptarët ma falsifikuan intervistën

Daçiç: Shqiptarët ma falsifikuan intervistën

10:47, 24/01/2017
A+ Aa A-

“Prishtina dhe Beogradi lehtësisht mund të bien dakord për shkëmbimin e territoreve”, është cituar Ivica Daçiç, në portalin “Presheva jonë”. Nga ana tjetër, Daçiç thotë se deklarata ishte një trillim.

Agjencia Presheva jonë ka publikuar një intervistë që thuhet se është me Ivica Daçiç, ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë. Daçiq në këtë intervistë, megjithatë, është plotësisht në kundërshtim me qëndrimin e Serbisë dhe marrëveshjes së Brukselit. Sipas kësaj agjencie, Daçiç ka thënë se Serbia ka ranë dakord në shkëmbimin e territorit me Prishtinën dhe se Presheva me Medvegjën i përkasin Kosovës, ndërsa pjesa veriore e Kosovës i takon Serbisë, shkruan “Blic”. Por “unë kurrë nuk kam dhënë intervistë e as deklaratë për atë agjenci. Jam i shokuar”, tha Daçiç për “Blic”.

I pyetur nëse ai është keqpërdorur, Daçiç u përgjigj se po dhe tregoi arsyen e mundshme për publikimin “intervistës inekzistente”.

“Ndoshta qëllimi është që përpara rinisjes së dialogut përsëri të shkaktohet jostabilitet dhe të fajësohet Qeveria në Beograd. Përndryshe, për nevojën e një zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën kam folur me vite dhe për këtë arsye nuk e di pse ata kanë nevojë të trillojnë intervista”, thotë Daçiç. Ai shtoi se negociatorët serbë janë të përkushtuar për dialog dhe për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit./Insajderi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco