Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi denoncohet në Gjykatën Speciale

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi denoncohet në Gjykatën Speciale

09:39, 24/01/2017
A+ Aa A-

Data e largët 6 prill 2000 shënon komunikimin e fundit që autoritetet e drejtësisë së Kosovës kanë zhvilluar ndërmjet tyre lidhur me vrasjen e aktivistit të LDK-së nga Skenderaj, Haki Imeri. Familja e të ndjerit tani i është drejtuar Hagës nëpërmjet një shkrese, me të cilën është denoncuar edhe presidenti Hashim Thaçi.

Më 2 nëntor të vitit 1999, Haki Imeri ishte duke ecur prej shkollës në fshatin Vojnik, ku ai ishte mësues, në drejtim të shtëpisë së tij, në fshatin Turiqevc, kur është marrë nga tre persona që dyshohet të kenë qenë policë të UÇK-së. Një mik i Haki Imerit ishte duke ecur me të, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ai pati deklaruar se të tre burrat i kishin thënë Imerit se duhej të shkonte me ta, për t'iu përgjigjur disa pyetjeve. E kishin futur në një veturë dhe ishin larguar nga zona. Rreth orës 19:00, familja e Imerit është informuar se ishte gjetur i vrarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco