Ramush Haradinaj i kundërpërgjigjet Serbisë dhe 'godet' Thaçin e Mustafën

Ramush Haradinaj i kundërpërgjigjet Serbisë dhe 'godet' Thaçin e Mustafën

12:28, 23/01/2017
A+ Aa A-

Ish-komandanti i UÇK-së Ramush Haradinaj që po mbahet në Francë pas ndalimit të tij pas një urdhërarresti nga Serbia, ka reaguar me ashpërsi ndaj dy krerëve të qeverisë së Kosovës që do të udhëheqin bisedimet për dialog me Serbinë nesër në Bruksel.

Po ashtu, ai i ka kthyer një përgjigje edhe kryeprokurorit për Krime Lufte të Serbisë , sipas të cilit, Haradinaj mund të dërgohet në Serbi për t'u gjykuar.

MESAZHI I PLOTE I HARADINAJT:

"Përcaktimi i Hashim Thaçit e Isa Mustafës, që pavarësisht rrethanave të krijuara nga sulmet e njëpasnjëshme të Serbisë mbi sovranitetin e Kosovës, të vazhdojnë bisedimet me Serbinë, është pozicion i kukullave.

Që të ulësh në një tavolinë bisedimesh me Serbinë, që po i shkakton kaq shumë dëme Kosovës, kjo edhe përmes sulmeve e marifeteve të fundit, siç janë muri, treni dhe fletarrestet e sajuara, do të thotë të mos e kuptosh interesin e shtetit tënd.

Të pranosh të ulesh e të dialogosh me Serbinë, në këto rrethana e në kohën e një kundërshtimi kaq të madh popullor kundër një dialogu pa kushte, do të thotë të mos e përfaqësosh popullin.

Ndërkaq sa i përket deklarimeve të prokurorëve e të politikanëve serbë për rastin tim, i porosis të gjithë ata, se kryeqyteti im nuk është Beogradi!"

DEKLARATA E PETROVIÇ

Kreu i Prokurorisë për Krime të Luftës në Serbi, Milan Petroviç, tha për DW: “Beogradi nuk do të heqë dorë nga ndjekja e Haradinajt deri sa të dalë para gjykatës kompetente dhe të mbahet përgjegjës për krimet. Nuk përjashtohet mundësia që ai të ekstradohet në Gjykatën Speciale, pasi Prokuroria e Krimeve të Luftës në Serbi ka  bashkëpunim të mirë me të".

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco