Kryeprokurori serb: 'Haradinaj mund të ekstradohet për në Gjykatën Speciale'

Kryeprokurori serb: 'Haradinaj mund të ekstradohet për në Gjykatën Speciale'

10:21, 23/01/2017
A+ Aa A-

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, njëherësh ish-kryeministri i vendit, i cili u arrestua në Francë me një urdhërarrest të lëshuar nga shteti Serb, ka mundësi të ekstradohet në Gjykatën Speciale, ka thënë kreu i Prokurorisë për Krime të Luftës në Serbi, Milan Petroviç, transmeton Indeksonline.

Petroviç ka theksuar për Deutsche Welle se një mundësi e tillë ekziston edhe pse ajo nuk është përmendur në publik.

“Nuk mund të japim detaje shtesë , sepse dëshmitarët mund të jenë të rrezikuar, por që ka prova të forta të mbledhura, edhe pse prokurori dhe organet hetimore kanë një problem për të arritur deri tek skena e krimit, siç është fjala për Kosovën, ku qasja është e kufizuar në organet e gjyqësisë”, ka thënë Petroviç.

Sipas këtij të fundit Beogradi nuk do të heqë dorë nga ndjekja e Haradinajt, deri sa të dalë para gjykatës kompetente.

“Beogradi nuk do të heqë dorë nga ndjekja e Haradinajt deri sa të dalë para gjykatës kompetente dhe të mbahet përgjegjës për krimet. Nuk përjashtohet mundësia që ai të ekstradohet në Gjykatën Speciale, pasi Prokuroria e Krimeve të Luftës në Serbi ka  bashkëpunim të mirë me të", ka shtuar Petroviq.

Ndryshe Haradinaj është duke qëndruar në Francë, pas vendimit për lirim me kusht nga Gjykata në Colmar./Indeksonline/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco