Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

FOTO/ Kampioni i boksit Luan Krasniqi viziton Haradinajn në Francë

FOTO/ Kampioni i boksit Luan Krasniqi viziton Haradinajn në Francë

10:13, 23/01/2017
A+ Aa A-

Ish-kampioni i Europës në boks për pesha të rënda, Luan Krasniqi e ka vizituar në Francë liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, njofton Klan Kosova.

Haradinaj po qëndron në Francë detyrueshëm pasi që nuk mund të kthehet në Kosovë, derisa drejtësia franceze të marrë një vendim përfundimtar për të, kur ta shqyrtojë kërkesën e Serbisë për ekstradim të tij.

Krasniqi vizitën e tij në Francë e ka dokumentar edhe me një status në llogarinë e tij në Facebook.

“Dje pata kënaqësinë ta vizitoj në Francë, ish Kryeministrin e Kosovës, të nderuarin Ramush Haradinaj, shëndetit të mirë të të cilit iu gëzova”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

“Pas bisedës vëllazërore dhe tejet optimiste, u ndamë me bindjen se shumë shpejt, do të gjendet në mesin e familjes dhe në Kosovën e dashur”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco