Zvicra ka nevojë për 134 000 punëtorë të rinj, por jo kosovarë! Ja arsyeja

Zvicra ka nevojë për 134 000 punëtorë të rinj, por jo kosovarë! Ja arsyeja

08:17, 23/01/2017
A+ Aa A-

Bernë, 23 janar  - Sipas një studimi, deri në vitin 2030 nevojiten mbi 134 000 punëtorë me orar të plotë që do të  përkujdesen për të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Berna duke ju referuar mediave zvicerane.

Disa portale kosovare e kanë botuar këtë lajm me një titull provokativ, apo thënë më mirë nxitës duke ndjellë dhe mashtruar të rinjtë në Kosovën e papunë e në njëfarë mënyre, duke provokuar edhe eksod. Por autoritetet nga Berna i kanë deklaruar agjencisë së lajmeve “Presheva jonë” se “kjo nuk vlen për kosovarët, sepse qeveria e Kosovës është pajtuar se “ky vend është i sigurt”. Prandaj edhe nuk pranojme më njerëz nga Kosova as azilkerues as punëtorë, bile qindra tjere janë në radhë për t’u kthyer ë Kosovë..”.

Eshte edhe gjynah me këso titujsh provokohet dhe luhet me emocione te njerëzve të papune qe mezi presin nje konkurs nga nje vend apo ftese nga jashte, ka shkruar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
.
Sidoqoftë, këte hulumtim e ka bërë Zyra Federale për Sigurimet Shoqërore (BSV). Kjo fuqi punëtore shtesë do të duhet të plotësohet deri më 2030. Numri më i madh i stafit është llogaritur sipas hulumtuesve për të moshuarit. Në shtëpitë e të moshuarve brenda 15 vjetëve do të punojnë mbi 140 mijë të punësuar me orar të plotë.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco