Provokimet serbe/ Në Bruksel përballja Thaçi-Mustafa me Nikoliç-Vuçiç

Provokimet serbe/ Në Bruksel përballja Thaçi-Mustafa me Nikoliç-Vuçiç

18:39, 22/01/2017
A+ Aa A-

Ta martën në Bruksel do të zhvillohet takimi i radhës mes udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë pas tensioneve të fundit me trenin provokues që u nis nga Beogradi për në Mitrovicë.

Pjesë e delegacionit të Kosovës, përveç Kryeministrit Isa Mustafa do të jetë edhe Presidenti Hashim Thaçi. Ky fakt është konfirmuar nga media në Kosovë “Koha.net”.

 “Kryeministri Mustafa është në koordinim të vazhdueshëm me presidentin Thaçi për pjesëmarrjen në takimet e radhës në Bruksel”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Arban Abrashi.

Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka bërë me dije se Serbia në këtë takim do të përfaqësohet nga presidenti serb, Tomisllav Nikoliç dhe nga vet ai.

Takimi i Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë do të mbahet me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të BE, Federica Mogherini.

Gjatë këtij muaji, Serbia nisi një tren të mbushur me mbishkrime nacionaliste serbe nga stacioni qendror i Beogradit për në veri të Mitrovicës, por i cili u ndalua në Rashkë dhe u kthye mbrapsht për në Beograd nga autoritetet kosovare. 

/SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco