Vuçiç, për dialog në Bruksel bashkë me Nikoliç: Shpresojmë që dhe shqiptarët të vijnë njësoj

Vuçiç, për dialog në Bruksel bashkë me Nikoliç: Shpresojmë që dhe shqiptarët të vijnë njësoj

13:31, 22/01/2017
A+ Aa A-

Të martën në mbrëmje në Bruksel do të vazhdojë dialogu me Prishtinën nën patronazhin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, ka thënë Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Kryeministri serb, në konferencë për shtyp, tha se Serbia do të përfaqësohet në nivelin më të lartë dhe se në Bruksel do të udhëtojë edhe Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, dhe ai, si Kryeministër i Serbisë, raporton B92.

"Ne presim që shqiptarët do të sjellin përfaqësuesit e tyre më të lartë, dhe unë shpresoj se do të ketë arsye të mjaftueshme dhe qasje racionale që të mos ndodhë përsëri sjellja e mjeteve luftarake dhe armëve në hapësirat e fshatrave serbe që të tregohet forca", ka thënë Vuçiç, duke shtuar se “për Serbinë është e rëndësishme që të shmangen konfliktet dhe provokimet”.

"Unë besoj se bisedimet do të jenë të suksesshme, dhe ne do të investojmë shumë përpjekje dhe punë që të sigurojmë të ardhme ekonomike të sigurt për qytetarët e Serbisë", përfundoi Vucic./GazetaExpress/.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco