Reagon Rexhep Qosja: Kritikëve të propozimit tim për shkëmbimin e Mitrovicës veriore me Luginën e Preshevës

Reagon Rexhep Qosja: Kritikëve të propozimit tim për shkëmbimin e Mitrovicës veriore me Luginën e Preshevës

11:28, 22/01/2017
A+ Aa A-

Kam këtë përgjigje për ju që po e kritikoni aq emocionalisht propozimin tim të botuar disa herë, edhe para 30 vjetësh, për shkëmbimin e Mitrovicës Veriore të banuar me serbë me Luginën e Preshevës – me Preshevën, Bujanocin, Medvegjën e fshatrat përreth të banuara me shqiptarë.

Nga Rexhep Qosja

Me dallim prej meje që do të doja ta shpëtoja Kosovën prej shtetit të quajtur Bashkësi e Komunave Serbe, domethënë prej shteteve të vogla serbe nëpër Kosovë, dhe t'i jepet Serbisë një pjesë e vogël e Kosovës Veriore e banuar me serbë dhe e sunduar edhe tani prej Serbisë, të cilëve do të mund t’u bashkoheshin edhe serbët e viseve të tjera të Kosovës, e t'i jepeshin Kosovës Presheva, Bujanoci e Medvegja me fshatrat përreth të banuara me shqiptarë, ju në realitet do t’ia dhuroni Serbisë të dyja: Mitrovicën Veriore, e cila që tani po bëhet qendër administrative, ekonomike, arsimore e kulturore serbe nën sundimin e Serbisë dhe Luginën e Preshevës, e cila do të shpopullohet prej shqiptarëve e do të popullohet prej serbëve!

E këtillë, mjerisht, është e ardhmja e çështjes ende të pazgjidhur plotësisht shqiptaro-serbe, që na e dhurojnë mendjet që mendojnë vetëm sot për sot dhe që shohin vetëm deri te kthesa e parë: vetëm deri te muri i rrënuar buzë Ibrit dhe vetëm deri te treni i dekoruar i kthyer pas Beograd-Mitrovicë! Dhe të gatshëm - që të na pagëzoni kombi kosovar!

Nuk dua të mendoj që kjo politikë është e frymëzuar më parë prej propagandës së atyre që gëzojnë frytet e tregtisë së zezë të mafisë serbe dhe të mafisë shqiptare në Mitrovicën Veriore sesa të mendjepakësisë e të padijes.

Prishtinë, 22.01.2017

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Llesh Lleshi23/01/2017 12:13

Megjithmend je kaq profan ne keto qasje?!, megjithmend kaq siperfaqshem i shikon gjerat?!, nuk e imagjinoj, nuk ke me leke qe boton neper gazeta "serbe" keto broçkulla!?. Dil njere nga Rudina e bon noj emision shgarravina, merr noj lek e ik vrek. Po a nuk e shikon qe serbi nuk i rrin asnje marrveshje veçse i ka per te fituar e prit kohe, po hapi ore syte , hiqi dhe syzet e hiqe ate veshtrim gjasme se po sheh larg e kudi una çfare sheh. Kosova e gjithe trojet shqiptare kane mbijetu edhe para teje , po sigurisht edhe pas do jetojne dhe biles me te forta, forca jone e kombit tone e ka nje aleat te madh, e ne do ta dijsh mundohu ta gjeshe. Dhe per look shih ate kollare se me duket fort e holle, ke nevoje per nje akoma me te trashe. Mos hidh ore benzine ne zjarr. Kete teze tenden po orvatet serbia te marre gjasme per baze, pse ua jep ate qe ata se kerkojne, po nese serbet thone i duam te dyja, dhe me kete dhurate qe u jep ti ate po ben, e ç'te mbety Ty pastaj. Xhep xhep fort po rrezaton.

Shto koment

Denonco