Ambasadori amerikan në Beograd: Nuk do të ndryshojë politika amerikane në Ballkan

Ambasadori amerikan në Beograd: Nuk do të ndryshojë politika amerikane në Ballkan

08:08, 22/01/2017
A+ Aa A-

Para inaugurimit të tij si president amerikan, Donald Trump ka kërkuar që të gjithë ambasadorët amerikanë në botë, të emëruar nga Barack Obama, të largohen nga zyrat e tyre në mesditën e 20 janarit.

Por, ky vendim nuk prek ambasadorët e karrierës në Kosovë, Greg Delawie. E njëjta vlen edhe për ambasadorin në Beograd, Kyle Scott, i cili se nga e hëna do t’i shpërbejë Trumpit, raporton Danas, transmeton Telegrafi.

“E kemi vendimin të rrimë ku jemi e të punojmë për presidentin e ri siç kemi punuar për paraardhësin e tij”, ka thënë ai.

Scott u shpreh se politika e jashtme amerikane, nën administratën e Trumpit, nuk do të ndryshojë në Ballkan.

“Nuk kam parë diçka në fushatën e Trumpit, që do të më shtynte të besoja se do të ndryshojë politikën e SHBA-ve ndaj pavarësisë së Kosovës”, ka thënë ai, duke shtuar se do të vazhdojnë të fokusohen në stabilitet, pajtimin rajonal dhe reformimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco