FOTO/ Ashpërsohet sherri ndërmjet zëvendëses së Vuçiç dhe presidentit Nikoliç

FOTO/ Ashpërsohet sherri ndërmjet zëvendëses së Vuçiç dhe presidentit Nikoliç

15:49, 21/01/2017
A+ Aa A-

Mediat në Serbi shkruajnë kohëve të fundit për një konflikt të hapur ndërmjet Nënkryetares së Qeverisë serbe, Zorana Mihajlovic, dhe Presidentit serb, Tomislav Nikoliç. Disa komentues në Serbi thonë se Mihajlovic e thotë atë që e mendon shefi i saj, Kreyministri Aleksandar Vuçiç.

Mihajloviç ishte e ashpër në një deklaratë publike ku kritikonte Presidentin serb me tone të ashpra sepse kishte kritikuar Qeverinë serbe se pse nuk ka kërkuar kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë.

Ajo kishte thënë se Nikoliç e di shumë mirë se pse ushtria serbe nuk mund të jetë në Kosovë. Në anën tjetër, këshilltarja e Nikoliç, Stanislava Pak, e kishte quajtur Mihajloviç si “një kanaqe që nuk nxjerrë zë”.

Në fakt, kur jemi te kthimi i ushtrisë serbe në Kosovë, duhet sqaruar se fjala është për marrëveshjen Tekniko Ushtarake të nënshkruar në Kumanovë të Maqedonisë, me 9 qershor 1999, ndërmjet ish federatës Serbi – Mali i Zi, që është trashëguar nga Serbia, me NATO-n, për tërheqjen pa kushte të ushtrisë, policisë dhe grupeve paramilitare serbe nga Kosova.

Marrëveshja e ndalonte kthimin e forcave të sigurisë serbe përveç një numri të kufizuar të personelit serb, për të kryer disa detyra të tilla si ruajtja e manastireve serbe, zyrën ndërlidhëse dhe prezencën në pikat kufitare.

Në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, ky personel ishte i kufizuar në disa qindra e që nuk mund të ishin mijëra. Serbia nuk ka bërë kërkesë për shkuarje të këtij personeli në Kosovës sepse e di që KFOR, si autoriteti përfundimtar i interpretimit të dokumenteve ushtarake, nuk do të lejonte me arsyetimin e aspekteve të sigurisë.

Image

Rezoluta 1244, në anën tjetër e bën shumë të qartë pamundësinë e hyrjes së forcave të sigurisë të Serbisë më ç’rast i ka dhënë KFOR-t përkatësisht NATO-s autorizim të pakufizuar kohor për zmbrapsjen e ndonjë aventure ushtarake serbe, bile në formën e detyrueshme.

Në këtë situatë tensioni nuk mungojnë edhe momentet e humorit sa që gazeta beogradase Blic, e ka qitur në faqe të parë Presidentin serb, Nikoliç, dhe Zëvendëskryeministren Mihajloviç me titull “Zorana: Nikoliç, prapa”, me urdhrin ushtarak serb “ostav” që në gjuhën shqipe e ka kuptimin “prapa, duhet ta bësh përsëri siç duhet”. Ndërsa në shpjegim thuhet se “Nënkryetarja e Qeverisë e porositi Nikoliç që të braktisë fjalorin luftarak”. /Express/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco