Drejtori i burgut grek të Malandrinos ku u torturua i burgosuri shqiptar Ilia Kareli, ka humbur jetën në një aksident automobilistik.
Drejtori 53-vjeçar humbi kontrollin e makinës së tij dhe u rrëzua nga një lartësi prej 20 metra.
Aksidenti tragjik ndodhi në autostradën Antiriou-Itea. Policia greke ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje.
Ilia Kareli vuante dënimin në burgun e Malandrinos dhe u torturua për vdekje nga gardianët grekë./SYRI.net/
© SYRI.net
mire ju bo legenit grek ka nji zot qe shef. Eshte nje shprehje qe zoti qe zoti vonon por nuk harron , po kur e torturuan te shkretin Ilia Karreli.