Lajmi i fundit

I zhdukur prej një jave, gjyshja dorëzon në prokurori 3-vjeçarin nga Durrësi

Ambasadori amerikan presidentit serb: Zbute tonin kërcënues ndaj Kosovës

Ambasadori amerikan presidentit serb: Zbute tonin kërcënues ndaj Kosovës

19:24, 17/01/2017
A+ Aa A-

“Stabiliteti në rajon është një parakusht për progres dhe të gjithë duhet të shmangin retorikën e ngritur”.

Kështu ka deklaruar ambasadori i SHBA-ve në Beograd, Kyle Scott pas një takimi me presidentin e Serbisë Tomisllav Nikoliq.

Sipas Scott, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe do të inkurajojnë Serbinë dhe Kosovën për të kërkuar mundësi përparimi në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve.

Ndërsa Nikoliç, ka shprehur pikëpamjet e tij mbi nevojën për të ndërtuar marrëdhënie të forta edhe në të ardhmen, pavarësisht nga qëndrimet e të dyja vendeve për statusin e Kosovës.

Ambasadori vlerësoi përparimin e Serbisë në fushën e stabilitetit ekonomik, raportojnë mediat në Kosovë, duke iu referuar katër kapitujve në procesin e anëtarësimit në vitin 2016 dhe rikujtoi se rreth 16 mijë njerëz punojnë për kompanitë amerikane në Serbi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco