Letra e luftëtares së UÇK: Ju nuk arrestuat Ramushin, por Komandantin, zemrën e UÇK-së

Letra e luftëtares së UÇK: Ju nuk arrestuat Ramushin, por Komandantin, zemrën e UÇK-së

13:02, 11/01/2017
A+ Aa A-

Arrestimi i ish-komandantit të UÇK-së në zonën e Dukagjinit, aktualisht lider i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka nxitur reagime të shumta.

Të prekur nga momentet e vështira që po kalon Haradinaj, janë në veçanti ish-ushtarët e tij besnikë, të cilët edhe në këtë betejë siç e quajnë ata, i japin përkrahje prijësit të tyre.

Përmes një letre publike, reagim në kundërshtim me arrestimin e Haradinajt, ish-ushtarja e UÇK-së, Brigada 138 Gjakova, sot veterane e luftës, Shkëndije Hoda, tregon për shkeljen që ndër vite iu bë popullit tonë, e të cilëve në ballë gjithmonë i dolën djem e vajza që e deshën atdheun.

“Lirinë nuk e blemë dhe nuk na solli askush, lirinë e fituam me gjak, me mund e vlera. Jemi goditur e fyer, jemi arrestuar e maltretuar ndër shekuj me bisha e kasapë, e lirinë nuk na solli as nuk na fali askush. Shpesh na fyen Skënderbeun, Nënë Terezën, Shotën e Azemin, na fyen historinë, duke pas frikë nga shqiptarët. Megjithatë, mbetëm stoik dhe të paluhatshëm në arritjen e qëllimit tonë, Lirinë.

...

Ju sot po na nëpërkëmbni prapë, por po na bashkoni më shumë se kurrë, po i bashkoni idealistët e lirisë, të ndershmit dhe të ndërgjegjshmit, atdhetarët dhe liridashësit, po i bëni bashkë kundër mashtrime dhe abuzimeve, kundër hajnisë dhe korrupsionit. Ju po na bëni më të fortë ta ruajmë këtë liri.

Sot ju arrestuat një pjesë të lirisë sonë, arrestuat Komandantin dhe jo individin, ju prekët zemrën e UÇK-së jo Ramushin, ju po dëshironi që vlerat e Veteranëve dhe Invalidëve, Dëshmorëve dhe Martirëve ti prangosni, por jo, ju lirinë s’na sollët, lirinë e sollën gjaku, gjymtyrët dhe mundi i sajë.

Prandaj, lirinë mos na prekni se do na zhgënjeni, do na dëshpëroni dhe mos na bëni të ndihemi fajtorë, që do e zgjojmë prapë ndjenjën e saj. Mos na bëni të përsërisim dhembjet e kujtesës së qindra njerëzve ende me plagë të therura.

Heronjtë e historisë mos i gjuani mbrapa supeve, se as për hak tradhtinë se kishin, andaj mos gjuani mbi vlerat e lirisë se kemi trashëguar besën dhe nderin. Historinë nuk na bëri Franca, po as perëndimi, historinë e bënë trimat  dhe trimëreshat e kombit, ata që dhanë dhe vazhdojnë të japin më të vlefshmen e tyre, jetën.

Ju e lejuat në duart e Serbisë pa mëshirë luftëtarët e lirisë, lejuat të humb rininë Anton Lekaj –Pinqo, Kelmendin e shumë e shumë të tjerë. Ju jeni bërë faqja e zezë, duke përkrahur  pritat dhe pusit ndaj komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, të rrjetëzuara nga Serbia.

Ju ‘Aleatët’ që thirreni në emrin e lirisë që na” sollët”, ju sot po na rrezikoni atë, ju po bëheni anti-perendimor dhe anti-liri, sepse ju vetë po mundoheni ta dështoni perspektivën e shqiptarëve në Kosovë. Heshtja juaj dhe forca juaj e dobësuar po më bën të bindem, që ju jeni krah një diktatori si Serbia, nuk di nëse po i keni frikë, apo po i  keni frikë Rusisë. Unë e kuptojë kapsllëkun e qeverisë sonë, që vetë Serbia ia bëri sëmundje, por ende s’po mundë të kuptoj sëmundjet e juaja mentale, si njerëz të zgjuar.

Një qëndrim i juaj karshi Serbisë më bind në fjalën popullore ‘për inat sime vjehërr vdektë im bir’, një handikap i madh i BE-së. Edhe kjo më bindi që ju po i  nënshtroheni diktatorëve, regjimeve duke bërtitur me nocione mashtruese “ Demokraci liberale”. Mënyra e etiketimeve të juaja perëndimore ndaj arrestimit të vlerës së UÇK-së dhe Komandantit të saj Haradinaj, janë të ndryshme, edhe sikur të zgjohen gjithë Millosheviqianët këndej dhe andej, edhe sikur të zgjoheshin gjithë Daçiçët, këndej dhe andej, edhe sikur të ju përmbysin Evropën e lodhur, ju ambasadorë e shëtitore të botës do mbeteni njësoj para këtyre kasapëve.

Në fund e them se tradhtia që vjen mbrapa, nuk e gjunjëzon Ramushin ajo veç që e forcon, e forcon aq shumë, sa po i forcon vlerat e luftës së lirisë. E kjo po na bind se Qeveria bashkë me misionarët e tij evropian, janë bashkuar ndaj një  kauze antidemokratike, antikombëtare, dhe krejt në fund kundër vlerave të UÇK-së.

Dhe kushdo mund ti burgos, kushdo mund të etiketoj, kushdo mundë të abuzojë me vlerat e luftës, sepse kjo qeveri nuk ka etikë dhe as moral për këta njerëz, arsyen besoj që tashmë e dini.

Andaj këto ‘lojëra me zare’, nuk mundë të më bindin që të na marrin lirinë, liria do të mbrohet sa herë rrezikojnë atdheun, vlerat dhe njerëzimin, liria tashmë është bërë frymëmarrje e jetës sonë. E nostalgjikët e Serbisë duhet ta dinë, se ky arrestim mundë të sjell pasoja, mundë të sjell zhgënjim, dëshpërim dhe dhembje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Miku i Liut11/01/2017 19:10

Rrespekte trimave dhe heronjve te KOMBIT SHQIPTAR ..... e drejta do te triumfoje !

Shto koment

Denonco