Thaçi nga SHBA: Kosova, në fokus të Presidentit Trump

Thaçi nga SHBA: Kosova, në fokus të Presidentit Trump

10:46, 11/01/2017
A+ Aa A-

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një lidhje të drejtpërdrejt për InfoBox të RTV Dukagjinit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë se nuk ka pse të ketë shqetësim në Kosovë, pasi do të vazhdojë përkrahja e palëkundur e këtij shteti ndaj Kosovës. Ai tha se Kosova, do të vazhdojë të jetë në fokusin e presidentit të ri amerikan.

“Unë mendoj se nuk ka nevojë për shqetësim. SHBA-të do ta mbështesin Kosovën. Edhe administrata e re e presidentit Trump, do ta mbështesë paqen dhe stabilitetin në rajon, do t’i mbështesin vlerat që ne përfaqësojmë, vizionin tonë euroatlantik dhe në këtë drejtim, kam besim të plotë edhe nga kontaktet që kam zhvilluar me njerëzit e mundshëm që do të jenë në administratën e re të presidentit Trump, ku Kosova do të jetë në fokus të interesimit të administratës së presidentit Trump”, tha Thaçi.

Presidenti thotë se ka shumë miq që do të jenë të afërt në administratën e presidentit Donald Trump. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco