FOTO/ Gëzuar 1-vjetorin Albania! Vogëlushja shqiptare me emër të rrallë Albania, diten qe lindi, 11 janar 2016.

FOTO/ Gëzuar 1-vjetorin Albania! Vogëlushja shqiptare me emër të rrallë

10:19, 11/01/2017
A+ Aa A-

Një vogëlushe me emrin e veçantë Albania, shqiptare nga Ferizaj, mbush sot 1 vjeç. Emrin e saj të bukur dhe të rrallë e kanë zgjedhur prindërit e saj,Bashkim e Mimoza Fazliu që me krenari e shqiptojnë çdo ditë e veçanërisht sot.

Syri.net citon babanë e së voglës me emrin e bukur tek shprehet: “Në këtë ditë, 11 janar 2017, një vit më parë, e kisha ndarë gëzimin tonë familjar me gjithë juve duke shpalosur edhe emrin kurioz që ia kisha lënë vajzës time të lindur në mes të Shkupit.

Aty ku do t'duhej të lindte Shqipëria mbi 100 vite më parë, lindi Albania 1 vit më parë...

Sot vajza ime me emrin më të veçantë ndër shqiptarë, Albania, e ka ditëlindjen e saj të parë. Ardhja e saj ishte këmbëmbarë, ashtu sikur ora e lindjes 12:34:)! Vazhdoftë kështu bashkë me të vëllaun Jonin dhe të motrën Atlantidën.  Urime vajza ime e t'i gëzosh të gjitha të mirat e kësaj bote! Dhe ashtu siç e ke emrin, uroj që të bëhesh Presidente e Shqipërisë së Bashkueme!

Dekorimin e kanë realizuar Mimi dhe Tida. Me shumë dashuri, babi, mami, vëllau, motra. 11 janar 2017, Ferizaj.

BashkimI, Mimoza, Jon dhe Atlantida/Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco