Gashi: Kosova të anulojë urdhërarrestet, kurse Haradinaj të jetë më i kujdesshëm

Gashi: Kosova të anulojë urdhërarrestet, kurse Haradinaj të jetë më i kujdesshëm

09:58, 11/01/2017
A+ Aa A-

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka deklaruar se vetë Ramush Haradinaj duhet të jetë më i kujdesshëm kur tenton të lëvizë jashtë Kosovës duke ditur se ka fletëarresti aktiv ndaj tij.

“Meqenëse Haradinaj ka një fletëarrest ndërkombëtar aktiv ndaj tij duhet të jetë më i kujdesshëm që të jetë i garantuar që mund të kalojë diku dhe të mos përballet me situata të tilla. Edhe institucionet duhet të jenë më 'kreative' për këto raste, që të jenë në dispozicion të qytetarëve”, tha Gashi në Interaktiv të KTV-së.

Ai tha se çështja e parë me të cilën duhet të merret vendi është anulimi i këtyre fletëarresteve, ndërsa si hap i dytë është kujdesi i vetë Haradinajt dhe i institucioneve.

“Haradinaj duhet të marrë masa më shumë për veten se institucionet e Kosovës. Haradinaj duhet të njoftojë institucionet e institucionet të njoftojnë vendet e tjera”, ka shtuar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco