Thaçi – Engel: I bëjmë thirrje Francës të kthejë Haradinajn në Kosovë

Thaçi – Engel: I bëjmë thirrje Francës të kthejë Haradinajn në Kosovë

07:56, 11/01/2017

Presidenti kosovar Hashim Thaçi ka takuar kongresmenin amerikan, Eliot Engel në SHBA , me të cilin ka dalë në një deklaratë të përbashkët. Ja ç'shkruan Thaçi në rrjetet sociale:

"Sapo takova mikun e madh të Kosovës dhe një nga kongresmenët kryesorë amerikanë, Eliot Engel. E lëshuam këtë deklaratë të përbashkët:

Ne besojmë se abuzimi nga ana e Serbisë me sistemin e “Njoftimit të Kuq” të Interpolit që ka çuar në arrestimin e Ramush Haradinajt është skandaloz. Ne i bëjmë thirrje Francës që urgjentisht ta procesojë rastin dhe ta kthejë atë në vendin e tij në Kosovë sa më parë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të mbajnë Serbinë përgjegjëse për shpërdorim të Interpolit nga ana e saj. Procesi i anëtarësimit të Serbisë në BE duhet të ndalet deri në momentin kur Serbia vazhdon me obligimin e saj për të normalizuar marrëdhëniet me Kosovën.

Gjithashtu, Shtetet e Bashkuara duhet t’ia bëjnë me dije Beogradit se marrëdhëniet dypalëshe do të dëmtohen nëse Serbia nuk i kthehet rrugës konstruktive."

Lexo edhe

Komentet

Shto koment