Qesharake, Kuvendi i Kosovës dështon të miratojë rezolutën për Haradinajn

Qesharake, Kuvendi i Kosovës dështon të miratojë rezolutën për Haradinajn

22:38, 10/01/2017

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë miratuar asnjë rezolutë, përmes së cilës do të kërkohej lirimi i kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Pas 11 orë diskutimesh, deputetët nuk kanë votuar rezolutat e propozuara, raporton Express.

AAK paraqiti rezolutën, e cila u mbështet nga partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovë. Rezoluta e dytë u paraqit nga partitë në pushtet, PDK dhe LDK. Por asnjëra nga këto rezoluta nuk arriti që të merrte votat e nevojshme./Express/

Rezoluta e AAK-së u votua nga 36 deputetë, 28 vota pro, 3 kundër dhe 5 abstenime.

Ndërsa ajo e PDK-LDK u votua nga 47 deputetë, 38 nga ta votuan për, 6 kundër dhe 3 abstenime. 

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment