Mlladiç, “kasapi serb i Ballkanit” në orën e drejtësisë

Mlladiç, “kasapi serb i Ballkanit” në orën e drejtësisë

19:30, 02/12/2016
A+ Aa A-

Ai është akuzuar si autor i spastrimit etnik në ish-Jugosllavi dhe shefi, në Srebrenicë, i masakrës më të rëndë në Evropë që prej vitit 1945.

Viktimat nuk kanë pritur të bërë drejtësi për Ratko Mlladiçin “kasapin e Ballkanit”.

Mbështetësit e tij janë të bindur për ashpërsinë në të ardhmen nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (TPIY), ku rekuizimi fillon të hënën.

Në muajin nëntor në Beograd, mikja dhe biografja e “Gjeneralit”, Liljana Bulatoviç, denoncoi një skenar të shkruar më parë.

Për viktimat e luftës së viteve 1990, Ratko, sot 74 vjeç, është larg mbrojtësit të serbëve përdorur për të përshkruar admiruesit e tij.

“Mos u trembni nga asgjë, ju do të evakuoheni në siguri të plotë”, u premtoi në korrik 1995, kreu ushtarak i serbëve të Bosnjës myslimanëve të arratisur nga enklava e Srebrenicës.

Më pas burrat dhe adoleshentët ishin ndarë nga gratë për të mos u kthyer të gjallë. Rreth 8.000 u vranë në gjashtë ditë, gjë që TPIY-ja e konsideron si një akt gjenocidi.

Nuk është i vetmi krim i këtij oficeri jugosllav i ngarkuar në qershor të vitit 1991, ndërkohë që lufta mbërriti, për të organizuar në Kroaci separatistët serbë republikës afatshkurtër të Krajinas.

Kur konflikti shtrihet në Bosnje, në vitin 1992, gjenerali i promovuar bëhet njeriu i rrethimit të Sarajevës, ku bombat dhe snajperat do të shkaktonin 10 000 të vdekur në tre vjet.

Mlladiç do të bashkonte myslimanët dhe kroatët në të njëjtën urretje duke u transformuar në mbrojtësin e popullit serb, kërcënuar nga gjenocidi dhe destinuar të zhdukej pra hyrjes së islamit.

Presidenti, Slobodan Millosheviç, vdiq në vitin 2006 në Hagë, mishëroi Serbinë e Madhe ndërsa Radovan Karaxhixh, dënuar nga drejtësia ndërkombëtare për gjenocid duke qenë një teoricien fanatik, Mlladiç ishte një krah i pamëshirshëm ushtarak.

Para TPIY, i dobësuar nga sëmundja, ai nuk ka shprehur kurrë keqardhje, ai vetëm ka mbrojtur vendin e tij , ka mbrojtur drejtësinë e kauzës serbe.

Në sytë e këtij ushtaraku masiv, herë i nervozuar dhe herë i qeshur, kufijtë kanë qenë gjithmonë të shënuar me gjak dhe shtetet të ndara nga varret.

– Cinik dhe sadist –

Në vitin 1995, kur përfundon në Bosnje një luftë që do të shkaktonte 100 000 të vdekur dhe 2,2 milionë të zhvendosur, Ratko Mlladiç tërhiqet në bastionin e tij në Han Pijesak, bazë ushtarake.

Më pas vendoset në Beograd, i mbrojtur nga ushtria. Ai është parë në dyqane, restorante, ndeshje futbolli. Komuniteti ndërkombëtar kërkon ekstradimin e tij. Ai arratiset në vitin 2000.

Pavarësisht rrëzimit të Millosheviçit, arratisja e tij zgjati 11 vjet. Por rrjetet e tij janë dobësuar nga arrestimet dhe aspirata e Serbisë për të hyrë në Bashkimin Evropian. Mlladiç bëhet një pengesë.

Në sytë e Liljana Bulatoviç, Beogradi kërkonte të hynte në Evropë duke u shfaqur i pastër, pa mëkate në koshiencë, mëkate tranferuar serbo-boshnjakve.

Më 26 maj 2011, Mlladiç gjendet të një i afërm, në fshatin Lazarevo. Presidenti pro-evropian, Boris Tadiç e tranferon në Hagë.

Për ish-presidenten e serbo-boshnjakëve, Biljana Plavsic, dënuar për krime lufte, Mlladiç ishte i vetmi njeri që mund të shpëtonte tokat serbe.

Ish-oficeri jugosllav, koloneli Gajo Petkovic, e përshkruante atë si një njeri cinik dhe sadist, i udhëhequr nga nervozizmi dhe brutaliteti. Ishte që prej vitit 1994, viti i vrasjes në Beograd i vajzës së tij, Ana Mlladiç. Një vit para Srebrenicës.

(Nga Jovan MATIC dhe Nicolas GAUDICHET / AFP - ATA) 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco