Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

Sondazhi nxjerr ne krye me diference te madhe opozitën Demokracia e Re

Sondazhi nxjerr ne krye me diference te madhe opozitën Demokracia e Re

16:57, 02/12/2016
A+ Aa A-

Sondazhi i fundit i realizuar në Greqi tregon se hendeku mes partisë kryesore dhe asaj opozitare, është 16 për qind.

Opozita që është Demokracia e Re fiton deri më tani 32% të votave, krahasuar me partinë që drejton vendin, Syryza që merr vetëm 16% . Në këtë drejtim midis dy partive ekstreme ka një përmbysje të madhe. 

Surpriza  e këtij sondazhi është se jashtë Parlamentit pritet që të mbetet partia “ANEL” e Pano Kahmenos, ministrit të sotëm të mbrojtjes, që me 2 % nuk siguron asnjë vend në Parlament.

Lidhur me pyetjen se kush mund të jetë kryeministri më i përshtatshëm i vendit, 41.5% e të anketuarve grekë nuk kanë një mendim. Për Kyriakos Mitsotakis janë 36%, ndërsa kryeministri aktual, Alexis Tsipras, vetëm 19.5% e preferojnë.

Në popullaritetin e liderëve politikë, i pari është Kyriakos Mitsotakis me 31% dhe i dyti Zoi Konstantopoulou  (ish-kryetare e parlamentit) me 27.5%. Kryeministri aktual Alexis Tsipras, me 22%, kryetari i Partisë Komuniste, Dimitri Koutsouba me 22.5% dhe Fofi Genimata i PASOK me 20%.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco