Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Detaje tronditëse nga vizita e Kotzias në Shkup...

Detaje tronditëse nga vizita e Kotzias në Shkup...

14:52, 24/03/2018
A+ Aa A-

Klima që i parapriu vizitës së kryediplomatit grek, Nikos Kotzias në Shkup sipas mediave greke ishte e çuditshme dhe shqetësuese njëkohësisht.

Duke iu referuar burimeve, TV ERT raportoi se propozim-marrëveshja me vërejtje e dërguar nga Shkupi le përshtypje se është shkruar nga ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, pasi e njëjta përmban të gjitha pozicionet radikale.

Sipas TV-ERT, propozimi grek është 20 faqësh, ndërsa 5 faqësh propozimi maqedonas. Mes dy propozimeve ekzistojnë dallime të shumta, në veçanti rreth Kushtetutës dhe identitetit. Ndërsa ka pajtim vetëm për emrin, me ç’rast “Gorna Makedonija” është propozimi që mbizotëron.

Mediat greke gjithsesi theksuan se në Shkup, u pritën nga një atmosferë e ftohtë. Kështu jo për shkak të temperaturave të ulëta, por për shkak se pos gazetarëve dhe kamermanëve, delegacioni grek i cili bëri aterimin historik në aeroportin e Shkupit, nuk u prit nga Ministri i Jashtëm i Shkupit e as nga ndonjë zyrtarë i Ministrisë së Jashtme a Qeverisë së Shkupit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco