VIDEO/ VMRO kundër draft-marrëveshjes për kontestin e emrit...

VIDEO/ VMRO kundër draft-marrëveshjes për kontestin e emrit...

20:48, 21/03/2018
A+ Aa A-

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski kritikon veprimin e fundit të Qeverisë për zgjidhjen e kontestit me emrin, konkretisht draft-marrëveshjen e palës maqedonase të nisur në Greqi.

Mickoski thotë se partia e tij, në kundërshtim me atë që ishin marrë vesh me kryeministrin Zaev në takimet e liderëve, nuk është konsultuar aspak për përmbajtjen e draftit.

Gjatë takimit me qytetarët në Vallandovë, Mickoski tha se nuk sheh arsye për takime të tjera me kreun e ekzekutivit.

“E pamë që ndodhi edhe një gafë dhe kjo është draft-marrëveshja të cilën Zoran Zaev dhe ministri për Punë të Jashtme Dimitrov një ditë më parë e dërguan në Greqinë fqinje pa u konsultuar aspak për përmbajtjen e saj dhe kohën se kur do të dorëzohet.

Vërtetë nuk e shoh thelbin e takimeve eventuale të ardhshme të liderëve, përveç nëse nuk ka ndonjë moment të ri për të cilin duhet të na informojnë”, tha Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco