Maqedoni, jep dorëheqjen Ministri i Drejtësisë

Maqedoni, jep dorëheqjen Ministri i Drejtësisë

09:17, 21/03/2018
A+ Aa A-

Ministri i drejtësisë, Bilent Saliji është dorëhequr nga posti, dhe se këtë ai e kumtoi në një konferencë të organizuar në Qeverinë e Maqedonisë. Ministri Saliji ka theksuar se dorëheqja e tij është akt moral dhe vjen pas rikualifikimit të lëndës lidhur me rastin e fëmijës Almir Aliut, nga vrasje me paramendim në aksident trafiku me pasoj vdekjen, me c’rast la të lirë Boban Iliq, të akuzuar për vrasje. Ministri Saliji theksoi se ky akt lëkundi përkushtimet për reforma në gjyqësor. Ai tha se nga marrja e detyrës deri tani ka arritur që të fokusohet dhe realizojë pikat kryesore të agjendës për reforma dhe se puna e gjyqësorit është reflektuar pozitivisht në rastin Sopoti dhe Monstra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco