Kontesti emrit/ Zaev: Propozim grek ka ardhur, ja çfarë i kemi dërguar Athinës...

Kontesti emrit/ Zaev: Propozim grek ka ardhur, ja çfarë i kemi dërguar Athinës...

17:04, 20/03/2018
A+ Aa A-

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev tha se propozim-marrëveshja nga Greqia për zgjidhjen e kontestit të emrit ka arritur në Shkup, ndërsa shtoi se edhe pala e Maqedonisë ka dërguar propozim-marrëveshje në Athinë.

“Propozim-marrëveshja ka arritur, po ashtu edhe e jona është dërguar në Athinë. Këto pritet të jenë mjete që do të ndihmojnë proçesin e bisedimeve që fazën tjetër do të mbahet në Vienë”, tha Zaev.

Ai njoftoi se më shumë informacione dhe detaje për dokumentin do të japë ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, i cili sot në konferencë për shtyp tha se bisedimet për emrin janë në fazën finale dhe se vizita e Nikos Kotzias në Shkup do të kontribuojë në procesin e negociatave.

“Bisedimet më të vështira kanë qenë në Vienë, të cilat u mbajtën me ftesë të Nikos Kotzias ku kemi biseduar për rreth shtatë orë. Të gjithë e dijmë se edhe zyrtarisht edhe formalisht bisedimet kanë rëndësi. Të gjitha këto kontakte kanë kontribuar në të mirë të zgjidhjes së çështjes së emrit”, tha Dimitrov në konferencë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias, të enjten do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shkup.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco