Maqedoni, qeveria nuk komenton propozimet e fundit greke

Maqedoni, qeveria nuk komenton propozimet e fundit greke

13:26, 20/03/2018
A+ Aa A-

Qeveria refuzon të komentojë tekstin me propozime që ministri i jashtëm grek Nikos Koxias e dërgoi disa ditë më parë në Shkup. Në pyetjen nëse e kanë marrë një tekst të tillë dhe cili është qëndrimi i Qeverisë për këto propozime, ata thonë se nuk kanë asgjë për të shtuar.

“Nuk do të komentojmë informacionet e publikuara në media. Negociatat mbahen me ndërmjetësim me ndërmjetësin Methju Nimic. Kur do të ketë informata me interes për publikun, do ta bëjmë atë në mënyrë zyrtare dhe transparente “, tha zëdhënësi i qeverisë Mile Bosnjakovski për Fokus, përcjell aktuale.mk.
Ai shtoi se qeveria ende pret konfirmimin zyrtar të vizitës së Koxias.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco