Gjuha shqipe, Xhaferri aplikon ligjin e ri në faqen e kuvendit

Gjuha shqipe, Xhaferri aplikon ligjin e ri në faqen e kuvendit

12:00, 19/03/2018
A+ Aa A-

Tre institucionet kryesore të shtetit, Qeveria, Parlamenti dhe Presidenca me publikun komunikojnë edhe përmes faqeve elektronike si një nga metodat e sofistikuara të komunimit digjital.

Dhe derisa faqja zyrtare e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë tashmë aplikon edhe gjuhën shqipe, krahas gjuhës maqedonase, angleze dhe franceze.

Sakaq, faja zyrtare e qeverisë dhe presidencës, ende nuk kanë filluar që të aplikojnë gjuhën shqipe, shkruan Flaka.

Me zyrtarizimin e ligjit për gjuhët, pritet që edhe dy institucionet në fjalë të fillojnë përdorimin e gjuhës shqipe për të komunikuar me publikun.

Derisa gjendja është e tillë me faqen zyrtare të tre institucioneve kryesore të shtetit, tek ministritë po ndodh fenomeni i njejtë. Ministritë që drejtohet nga kuadro shqiptare, gjuhë komunikimi në faqet e tyre e kanë edhe gjuhën shqipe, kurse, me përjashtime të vogla kjo praktikë ndiqet edhe tek disa ministri që drejtohen nga kuadro maqedonase, por që mungesë paraqitet azhurnimi në kohë i përmbajtjes së faqes në gjuhën shqipe.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco