Ja cili do të jetë emri i ri për Maqedoninë, zbardhet propozimi që mbështetet nga Athina dhe Shkupi

Ja cili do të jetë emri i ri për Maqedoninë, zbardhet propozimi që mbështetet nga Athina dhe Shkupi

11:10, 18/03/2018
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias do të shkojë në Shkup më 22 mars me paktin gati për emrin e Maqedonisë.

Negociatat janë në vijën e fundit dhe ka shumë të ngjarë që marrëveshja ndërkombëtare të shkojë në parlamentin grek në fillim të majit.

Hellasjournal raporton se qëllimi kryesor është të përshpejtohet proccesi në mënyrë që çdo gjë të përfundojë në qershor.

Të njëjtat burime argumentuan se qeveria greke është plotësisht e kënaqur me emrin Gornja Makedonija në gjuhën sllave dhe se në paketën greke ndryshimi i kushtetutës së Maqedonisë është një kusht për të përfunduar marrëveshjen.

Kotzias i konsideron ndryshimet në emrat e aeroportit dhe të autostradës “zhvillime të mira”, por thekson se kjo nuk mjafton.

Lidhur me ndryshimin e Kushtetutës Kushtetuese, Zaev thotë se nuk ka votat e nevojshme as në parlament dhe as në partinë e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco