Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Vuçiç vë alarmin: Serbia po zhduket, 18 mijë euro do të japim për fëmijën e katërt

Vuçiç vë alarmin: Serbia po zhduket, 18 mijë euro do të japim për fëmijën e katërt

08:40, 18/03/2018
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se brenda katër dekadave të ardhshme, nëse nuk do të ketë shtim të popullsisë në Serbi, atëherë kombi serb rrezikon të zhduket, madje, ai ka vënë edhe çmime për lindje të fëmijëve. Për secilën familje serbe që do të kenë fëmijën e katërt, Vuçiç do të japë shpërblim 18 mijë euro.

Aleksandar Vuçië, ka paralajmëruar serbët se nëse brenda katër dekadave populli serb nuk do të angazhohen për shtimin e popullsisë, kombi serb mund të zhduket.

Madje, për këtë problematikë, siç thotë ai, ka vënë edhe shpërblime të majme për popullatën serbe, shkruan media serbe “Blic.rs”, transmeton Gazeta Express.

“Për fëmijën e parë do të jepen 100 mijë dinar, për fëmijën e dytë do të jepen 10 mijë dinarë në muaj  përgjatë dy viteve, për fëmijën e tretë në muaj do të jepen 12 mijë dinarë përgjatë 10 viteve, ndërsa për fëmijën e katërt do të jepen 18 mijë euro”, i ka premtuar presidenti i Serbisë, popullit të tij.

Ai madje ka thënë se kjo që po ndodhë në Serbi, nuk është për fajin e Amerikës apo Bashkimit Europian, por është faj i vetë serbëve.

"Duhet të krijohet një atmosferë ku njerëzit do të duan të qëndrojnë në vend dhe të kenë fëmijë dhe në këtë kuptim do të vazhdojmë bisedimet me shqiptarët dhe ndërmjetësit pavarësisht se asgjë nuk u besoj", tha Vuçiç, në prezantimin e planit aksional për politikën e popullsisë.

Duke prezantuar të dhënat që tregojnë se numri i fëmijëve të lindur në Serbi është 1.44 për qind ndërkohë që për shtimin normal nevojiten edhe 0.8 për qind më tepër, Vuçiç thekson se numri i fëmijëve të sapolindur në Deçan u rrit në 262 foshnja ndërsa në Milanovc të Epërm kanë vdekur 308 persona.

Siç shpjegoi ai, në varësi të çështjes së Kosovës, Serbia deri në vitin 2060 do të ketë 5 milionë banorë dhe për këtë fajtorë nuk janë as Amerika e as Bashkimi Evropian, por vetë serbët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco