Drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit para drejtësisë

Drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit para drejtësisë

18:52, 16/03/2018
A+ Aa A-

DNA quhet në Rumani Njësia Kombëtare Antikorrupsion apo Byroja Kombëtare e Hetimit, e cila është e ngjashme me FBI amerikane apo me Byronë Kombëtare të Hetimit që do të ngrihet në Shqipëri.

Drejtuese e saj që nga viti 2013 është Laura Koveshi, e propozuar nga Monika Macovei, e cila është aktualisht eurodeputete, që kryeson delegacionin BE-Shqipëri. Macovei ka qënë ministre e Drejtësië që ka drejtuar reformën e drejtësisë në Rumani.

Laura Koveshi, drejtuese aktuale e DNA ndodhet aktualisht para drejtësisë ose më saktë përballë Prokurorit të Këshillit të Lartë Magjistraturës sepse Inspektimi Juridik e ka akuzuar për “abuzim me detyrën”. Këshilli i lartë i

Magjstraturës (KLM) është institucioni që garanton pavarësinë e drejtësisë dhe ndëshkon gjyqtarët dhe prokurorët që abuzojnë me detyrën.

Gjatë vitit të kaluar Inspektimi Juridik ka kryer një kontroll në DNA pasi ka pasur të dhëna për regjistrime gjatë mbledhjeve të DNA të cilat kanë rrjedhur në media. Në këto rregjistrime, autenciteti i të cilave ende nuk është provuar qartësisht, përfshihen edhe disa deklarata të dënueshme të kryetares së DNA, Laura Koveshi. Ajo është regjistruar duke i “kërkuar prokurorëve të DNA të përshpejtojnë rastet e akuzave kundër disa politikanëve të lartë dhe i ka kërkuar atyre të nisin procedimet me rastin e ish-kryeministrit Sorin Grindenau. Ajo gjithashtu është regjistruar duke përdorur një gjuhë ofenduese ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe aktivitetit të disa prokurorëve.

Në shkurt, një politikan vendor i cili është i akuzuar për korrupsion, ka botuar një regjistrim audio ku evidentoheshin abuzime të disa prokurorëve të DNA që i kërkonin disa politikanëve denoncime fallso kundër ish-kryeministrit Viktor Ponta dhe disa politikanëvë te tjerë të lartë. Me këtë rast Ministri i Drejtësisë kërkoi shkarkimin e Koveshit ndërkohë që Presidenti s’ka vendosur ende nëse do ta shkarkojë apo jo.

syri.net/ 16 mars 2018

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

e vrteta17/03/2018 09:08

"Të gjitha rrugët të çojnë në Bugjojevicë". thoshte personazhi i famshëm Shvejk. Edhe në intrigat e politikës së sotëshme në Europë e më gjërë, po të gërmosh më thellë, rrugën do te gjesh se shkon tek Sorosi..

Shto koment

Denonco