Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Kosovari gjendet i vdekur në një burg të Bazelit

Kosovari gjendet i vdekur në një burg të Bazelit

07:26, 09/10/2016
A+ Aa A-

Siç bën të ditur prokuroria shtetërore e Bazelit (Basel-Stadt), është një 40-vjeçar nga Kosova personi që e kishte varur veten.

Në një qeli të burgut hetimor  Waaghof të Bazelit është gjetur i vdekur një i paraburgosur, pasditen e të shtunës. Siç bën të ditur prokuroria shtetërore e Bazelit (Basel-Stadt) personi është një 40 vjeçar nga Kosova i cili  kishte varur veten, shkruan bz.ch.

Një gardian e kishte gjetur kosovarin të vdekur pas kohës së drekës, ndërsa mjeku i urgjencës dhe ndihma e parë kishin mundur vetëm të konstatonin vetëm vdekjen, transmeton albinbfo.ch. I ndjeri po mbahej prej një jave në paraburgim për kërcënime në lidhje me dhune familjare.

Shkaqet e  vdekjes mbetet të sqarohen nga mjekësia ligjore dhe policia kriminalistike. Tani per tani nuk ka ndonjë dyshim për veprim të ndonjë pale të tretë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco