Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para bashkisë së Tiranës

Kontesti me Greqinë/ Ja qëndrimi i Erdogan për emrin e ri të Maqedonisë...

Kontesti me Greqinë/ Ja qëndrimi i Erdogan për emrin e ri të Maqedonisë...

17:32, 22/02/2018
A+ Aa A-

Presidenti turk  Rexhep Tajip Erdogan  ka mbështetur Shkupin lidhur me mosmarrëveshjen e emrit me Greqinë, duke thënë se qëndrimi i Turqisë për mbështetjen ndaj Maqedonisë mbetet i pandryshuar.

Presidenti George Ivanov ishte në Turqi këtë javë, ku tha se çështjet e identitetit kombëtar dhe ndryshimet kushtetuese vetëm sa e komplikonin çështjen e emrit.

"Në shekullin 21, e drejta sovrane për vetëvendosje e një vendi, e garantuar me Kartën e Kombeve të Bashkuara, nuk mund të sfidohet nga asnjë vend tjetër", tha Ivanov.

"Trajtimi i çështjeve si identiteti, gjuha dhe Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë nuk kontribuon, por e komplikon procesin e gjetjes së zgjidhjes", shtoi ai.

Ndërkohë, Presidenti Erdogan tha se Turqia ishte e para që njohu emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë.

“Pozicionet tona tani janë të njëjta, Turqia nuk vepron në mënyrë të dyfishtë në çështjet e diplomacisë", tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco