4 avionë ushtarakë turq fluturojnë mbi Athinë, çfarë po ndodh...

4 avionë ushtarakë turq fluturojnë mbi Athinë, çfarë po ndodh...

21:27, 21/02/2018
A+ Aa A-

Egjeu po nxehet.

Nga dhjetë kërkimet në Google me fjalët "Greqia" dhe "Turqia", tetë janë të lidhura me konfliktet e tanishme ose të kaluara midis fqinjëve të Egjeut. Ndërkohë, katër avionë luftarakë turq u raportuan se shkelën në hapësirën ajrore të Athinës të mërkurën, shkruan greek reporter.

Ankaraja ka zgjeruar fortifikimet e saj ushtarake në Egje. Ushtria e Greqisë publikon një katalog mujor të inkursioneve të hapësirës ajrore nga avionët turq.

33 aeroplanë turqë shkelën në hapësirën ajrore greke dhe thyen rregullat ndërkombëtare të aviacionit në 12 ditët e para të shkurtit, më shumë se një e treta e të njëjtit numër vetëm për janarin.

Një pyetje në gojën e shumë njerëzve në Greqi është: "A do të luftojmë me Turqinë?"! Përgjigjja është "jo" - tani për tani.

Krizat e përsëritura gjatë dekadave kanë detyruar të ndërmerren një gamë e masave mbrojtëse ushtarake, pothuajse të pamendueshme për një vend që është në të njëjtin pakt ushtarak me Turqinë.

Turqia tani është e përfshirë ushtarakisht në një luftë të shumëfishtë në Siri,  e cila po teston marrëdhëniet e saj ndërkombëtare - veçanërisht me SHBA, - në pikën e thyerjes.

Turqia po përpiqet të sjellë trupat e saj luftarake në Siri, Irakun verior ose vetë Turqinë lindore.

Anti-amerikanizmi në Turqi është në një nivel të lartë, ndërsa Greqia nuk shfaq këtë nivel kërcënimi.

Udhëheqësi i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i pëlqen të luajë fort me Perëndimin, por e ka për zemër pragmatizmin.

Tani për tani, nuk ka kuptim që Turqia të ketë një luftë 'të nxehtë' me Greqinë - një shtet i BE dhe aleat i NATO-s. Nga ana tjetër, NATO nuk ka ushtruar presion të mjaftueshëm - të paktën publikisht - mbi Turqinë për të ndalur agresionin e saj.

Turqia ka investuar shumë me një luftë vetëshkatërruese në Egje.

Udhëheqja e Turqisë është e aftë për kthime të shpejta dhe pragmatiste. Këtë e tregon lirimi i menjëhershëm kohët e fundit të një gazetari turko-gjerman,  i arrestuar prej një viti për "propagandë terroriste"

Me pak fjalë, pavarësisht nga retorika, Turqia është ende e lidhur kryesisht në sferën e ndikimit dhe sistemit ekonomik evropian të NATO-s, edhe në se sjellja e saj e çrregullt dhe ndarjet e brendshme kanë shkaktuar disa shqetësime.

Një përplasje mes anijeve turke dhe greke pranë Imia, tregoi se një incident i paplanifikuar në Egje mund të dalë jashtë kontrollit.

Provokime në Egje mund të mos sjellin asgjë e re, por ato mund të jenë veçanërisht të këqija në këtë moment.

Deri në takimin e BE-së që do të mbahet në Varna, Bullgari, më 26 mars – ku do të jetë edhe Erdogan -kjo lojë të rrezikshme me zjarrin në Egje,  shpresojmë që të zhduket.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco