Çështja e emrit të Maqedonisë, Tsipras kërkon ndihmën e Merkel...

Çështja e emrit të Maqedonisë, Tsipras kërkon ndihmën e Merkel...

16:33, 20/02/2018
A+ Aa A-

Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka pasur një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel, ku është diskutuar në lidhje me çështjen e emrit të Maqedonisë.

Në një deklaratë të shkurtër të kabinetit të Kryeministrit grek thuhet se dy Kryeministrat diskutuan për ecurinë e bisedimeve në lidhje me çështjen e emrit të Maqedonisë.

Mediat greke raportojnë se Kryeministri Tsipras i ka kërkuar kancelares Merkel nevojën e e zgjidhjes përfundimtare të kontestit, me ndryshim të emrit kushtetues të Maqedonisë.

Mediat paralajmërojnë një takim informal në Bruksel mes Merkel dhe Tsipras gjatë takimit të liderëve të Bashkimit Europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco