Zoran Zaev neser në Gjermani, takon Merkel

Zoran Zaev neser në Gjermani, takon Merkel

13:19, 20/02/2018
A+ Aa A-

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev do të takohet të mërkurën me kancelaren gjermane Angela Merkel, në kuadër të vizitës zyrtare që delegacioni qeveritar i tij do të zhvillojë në Gjermani. Mediat maqedonase shkruajnë se dy krerët e shteteve do të zhvillojnë edhe një konferencë me gazetarët pas këtij takimi, ndërkohë që axhenda e Zaev do të përfshijë edhe një takim me presidentin e Gjermanisë, Frank Ëalter Steinmeier.

Takimi i parë dypalësh mes kryeministrit maqedonas dhe kancelares gjermane Angela Merkel u zhvillua në Samitin e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor në Trieste, korrikun e vitit të kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco