Maqedoni, shtohen zërat që Ali Ahmeti do të ikë nga BDI, kush do ta zëvendësojë

Maqedoni, shtohen zërat që Ali Ahmeti do të ikë nga BDI, kush do ta zëvendësojë

11:13, 20/02/2018
A+ Aa A-

 

Gjatë muajve të fundit janë shtuar zërat për mundësinë e largimit të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti nga drejtimi i kësaj force politike. Pas gazetës austriake “Standard” kanë spekuluar edhe media maqedonase, duke shkruar se Ahmeti do të largohet sapo vendi të bëhet anëtar i NATO-së. Por këtë premtim e mban edhe vetë lideri integrist.

Por tashmë janë zëra të ndryshëm se kush mund të jetë zëvendësuesi i Ahmetit. Siç mëson INA nga burime partiake, janë shumë kandidatë për këtë post, por në kombinimin e fundit përfliten emrat e Teuta Arifit, Talat Xhaferit, por edhe emra të tjerë që gëzojnë reputacion brenda strukturave partiake. 

Kohë më parë përflitej edhe emri i zëdhënësit Bujar Osmani.
Dëshira e Ahmetit është që të tërhiqet pas miratimit të Ligjit për gjuhët, zgjidhjes së çështjes së emrit dhe marrjes së ftesës për në NATO dhe datës për fillim të negociatave me BE-në, shkruan Bota Sot.

“A do të realizohet kjo, mbetet të shohim”, thonë burime partiake.Ahmeti është njëri nga themeluesit e BDI-së nga viti 2001, me përfundimin e konfliktit të armatosur në Maqedoni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco