Kreu i Komisionit Europian, të dielen viziton Shkupin

Kreu i Komisionit Europian, të dielen viziton Shkupin

11:03, 20/02/2018
A+ Aa A-

Zhan Klod Junker të dielën do të mbërrijë në Shkup. Njeriu i parë i Komisionit Evropian do tw qendrojw nw Maqedoni vetëm disa orë, sic njoftojnw burime diplomatike për TV21 citura nga Bota Sot

Ai do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, kurse akoma nuk është konfirmuar nëse Junker do të realizojë takim edhe me faktorët e tjerë politik në vend. Zaev dhe Junker do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp, në të cilën do t’i prezantojnë konkluzionet nga takimi, kurse pritet qw kryetari i Parlamentit Evropian të dërgojë mesazhe inkurajuese lidhur me përparimin e vendit drejt rrugës euro-atlantike.

Disa ditë më vonë, sipas paralajmërimeve, në Shkup do të arrijë shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias. Pritet që Koxias me vete ta sjellë edhe projekt-dokumentin, të cilin, ka paralajmëruar se do t’ua dorëzojë Zaevit dhe Dimitrovin. Para disa ditëve, Koxias në një intervistë për televizionin grek “Alfa”, deklaroi se dokumenti do të përbëhet nga njëzet faqe, kurse i njëjti ka të bëjë me emrin, vëllimin e përdorimit, identitetin, kombësinë dhe gjuhën. Ai tha se qëndrimi i Athinës është emër i shkruar në gjuhë sllave dhe pa përkthim, por Zaevi dëshiron që emri të jetë i shkruar me alfabetin latin dhe të përkthehet në të gjitha gjuhët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco