Jorgos Kaklikis: Zgjidhja e emrit të Maqedonisë shumë pranë në 2001...

Jorgos Kaklikis: Zgjidhja e emrit të Maqedonisë shumë pranë në 2001...

23:09, 19/02/2018
A+ Aa A-

Ish-ambasadori grek në Maqedoni, Jorgos Kaklikis, shprehet shumë optimist për arritjen e zgjidhjes së problemit të emrit.

 Në një bisedë për mediat greke ai rikujton edhe periudhën kur ka qenë ambasador në Maqedoni dhe në momentin kur në vitin 2001 të dy vendet ishin afër zgjidhjes së problemit pasi pala greke kishte ngritur iniciativë për bisedime me Shkupin, transmeton Zhurnal.mk

"Derisa bota politike në shumicë apsolute ka pranuar një nga tre emrat që ishin propozuar nga pala greke me formulimin sloven për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm në vend presidenti i atëhershëm në Shkup duke pasur frikë se nuk do jenë të kënaqur dëshirat e popullit të tij refuzoi që të vazhdojë, nëse më pyesni mua tash nëse jam optimist unë do thoja se jam shumë optimist", sqaron kështu ish ambasadori grek në Maqedoni ndërkohë që thotë se qëndrimet dhe propozimi i atëhershëm ishte Maqedonia e epërme pa përkthim, emër për të cilin bisedohet dhe tash.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco