Ziadin Sela para gjykatës rrëfen momentet e tmerrit: Si tentuan të më vrisnin dhe si më nxorrën nga Kuvendi...

Ziadin Sela para gjykatës rrëfen momentet e tmerrit: Si tentuan të më vrisnin dhe si më nxorrën nga Kuvendi...

19:45, 19/02/2018
A+ Aa A-

Ziadin Sela dëshmoi në cilësinë e dëshmitarit në tentativën për vrasje ndaj tij më 27 prill të vitit kaluar.

Në deklaratën e tij në Gjykatë Sela shpjegoi momentet kritike, duke theksuar goditjet në kokë me ekran kompjuteri, goditjet me shtizë flamuri dhe grushtet. Përveç të akuzuarve, për të cilët tha se një pjesë të tyre i ka parë në sallën e konferencave, Sela përmendi edhe një gazetare e cila i është kërcënuar me fjalët “do ta shihni se çfarë do t’ju gjej”, në momentet kur ai bashkë me Syrija Rashidin ka bërë plane të shkojnë në zyrat e tyre në Kuvend. Megjithatë, theks të veçanta Sela i kushtoi mungesës së incizimeve nga kamerat e sigurisë kur ai është sulmuar brutalisht. Për këtë, sipas Selës fajtorë janë edhe organet e Qeverisë aktuale të cilët nuk qartësojnë dilemat, ka ose jo incizime të tilla.

Unë nuk e besoj se Parlamenti duhet të ketë skute të errëta jashtë objektivit të kamerave të sigurisë. Pse nuk ka dal asnjë incizim prej momentit kur unë sulmohem, kjo edhe njëherë e dëshmon atë që thash pak më herët, se prapa sulmeve të 27 prillit, nuk janë vetëm ca individë dhe doras që kanë bërë sulmin, por ka një organizim të mirëfilltë të strukturave të shtetit të atëhershëm të cilët kanë planifikuar me detaje gjithçka. Edhe tendencat për vjedhjen e incizimeve nga kamerat e Kuvendit, dëshmojnë edhe njëherë këtë që sapo thashë – deklaroi Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Para trupit gjykues Sela kujtoi momentet se si është larguar nga salla me hamendje si pasojë e goditjeve, si ka rënkuar në korridor dhe si ka ndje goditjet e para në kokë me shqelma dhe grushte.

Image

Ai madje shpjegoi edhe fjalët që ka dëgjuar nga protestuesit “Ja Sela. Ejani, ja ku është Sela”. Në mesin e personave që ka njohur është edhe Igor Jug, i akuzuar aktualisht për “udhëheqje të turmës” e që në ditën kritike në sallën e konferencave shihet teksa lëviz me armë të ftohtë në duar.

Sela madje përmendi edhe evakuimin e tij të veshur me fanellë dhe me një logo të policisë në krahë, ku personat që e kanë larguar nga Kuvendi kanë aktruar se gjoja ka polic të lënduar.

“Kam ardhur në vetëdije në dhomën 334 në Kuvend. Dhoma ishte e errët, dhe unë isha i strehuar nën një byro pune. Abdul Fetai, i punësuar  në Kuvend ishte me mua dhe mu prezantua, dhe me të ishte edhe një person tjetër. Fetai më tha se telefoni vazhdimisht po më cingërronte. E kam marr dhe i jam paraqitur gruas dhe i kam thënë se jam gjallë. Pastaj hynë policët me rroba civile. Më veshën një bluzë(dukser) dhe më dhanë një shirit policor, më maskuan. Më nxorrën nga ambientet e Kuvendit duke bërtitur që të lirohet rruga se ka polic të plagosur”, theksoi Sela.

Në këtë kontekst ai përmendi edhe konfliktin që njerëzit e tij kanë pasur me ish ministrin e Shëndetësisë, Nikolla Todorov i cili ka kërkuar që Sela të dërgohet në Spitalin e Qytetit, por që Arben Taravari dhe ekipi tij kishin përgatitur Qendrën Klinike në Spitalin Shtetëror.

Ai gjatë seancës së sotme ka thënë se përveç autorëve të dhunës, ka edhe porositës së të saj, apo autorë të skenarit për eliminimin e tij fizik. Ai dyshon se këta autorë janë nën petkun e politikës.

Për tentativë vrasje ndaj Selës akuzohen dhjetë persona të cilët në fjalët e para u deklaruan të pafajshëm dhe nuk u pajtuan me veprën që i ngarkohet.

Në cilësinë e dëshmitarit, Prokuroria Publike ka propozuar kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, deputetë aktual, ministra, gazetarë dhe protestues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco