Orban-Borisov: Integrimi i Ballkanit në Europë, tani kemi mundësinë...

Orban-Borisov: Integrimi i Ballkanit në Europë, tani kemi mundësinë...

18:07, 19/02/2018
A+ Aa A-

Presidenca bullgare e Këshillit të BE-së po ecën mirë. Në Sofje erdhi gjysma e Evropës dhe kjo tregon se çfarë roli të rëndësishëm luan Bullgaria në politikën evropiane, deklaroi kryeministri hungarez,  Viktor Orban pas takimit në kryeqytetin bullgar me kolegun e tij, Bojko Borisov.

"Biseduam për të ardhmen e Evropës me theks të posaçëm në Ballkan, sigurinë e kufijve dhe migrimin", theksoi Orban.

Ai tha se e kishte uruar Borisovin për politikën e tij. "E përkrahim bashkëpunimin me Turqinë, pasi kufijtë duhet njëkohësisht të mbrohen, dhe duhet të ekzistojnë marrëveshje për këtë çështje", tha Orban.

Kryeministri bullgar theksoi se tani kemi mundësi që ta integrojmë Ballkanin në Evropë.

“Mes Bullgarisë dhe Hungarisë ka shumë shtete të cilat duan të bëhen pjesë e BE-së. Vendim i shkëlqyer është ai që në Sofje në maj do të ketë konferencë të madhe kushtuar së ardhmes së Ballkanit në BE. Ky do të jetë kongresi përfundimtar, sepse këtu duhet definitivisht të bëhet i ditur pranimi i Malit të Zi dhe Serbisë, dhe të caktohen afatet për këtë”, tha Borisov.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco