Lajmi i fundit

DETAJE – EMRAT/ Atentati më armë në Memaliaj, ja kush qëlloi ndaj avokatit

Marrëveshja për emrin, Kotzias sërish vizitë në Shkup

Marrëveshja për emrin, Kotzias sërish vizitë në Shkup

15:20, 19/02/2018
A+ Aa A-

Pas disa takimesh në të gjitha nivelet zyrtare të Greqisë dhe Maqedonisë, tratativat për një marrëveshje për emrin duket se janë drejt përmbylljes.

Ministri i Jashtëm i Greqisë së shpejti do të vizitojë përsëri Shkupin, për të sjellë draft marrëveshjen të cilën e ka përgatitur qeveria e Athinës. Kështu të paktën raporton televizioni grek Alfa që citon burime zyrtare. Nikos Kotzias pritet të vizitojë Shkupin në ditët në vijim me fluturimin e parë në aeroportin i cili do të mbajë emrin e ri “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”.

Shefi i diplomacisë së jashtme do të ketë me vete dhe propozimin e Greqisë, në të cilin sipas burimeve të televizionit , në 24 orët e fundit po rregullohen detajet. Në draft-marrëveshjen nga ana greke, përveç emrit, do të përfshihen dhe ndryshimet në Kushtetutë të cilat Athina i kërkon nga Shkupi për “heqjen e qëndrimeve irredentiste”. “Kur do të arrihet marrëveshje, ajo do të jetë e plotë”, deklaroi për televizionin Alfa, funksionari i Qeverisë së Greqisë.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Shkupi shpreson se deri në korrik do të zgjidhet kontesti për emrin me Athinën. Kështu u shpreh kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për radion austriake ORF, që raportohet dhe nga Reuters. Shefi i qeverisë së Shkupit thekson se inkuadrimi i Maqedonisë në NATO është më se i qartë nëse gjendet zgjidhje për emerin Ndërkaq, Samiti i Aleancës së Atlantikut të Veriut do të mbahet me 11 dhe 12 korrik në Bruksel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco