Dëshmia e plotë, Ziadin Sela, ja si më sulmuan, gazetarja më zuri rrugen nuk më la të ikja

Dëshmia e plotë, Ziadin Sela, ja si më sulmuan, gazetarja më zuri rrugen nuk më la të ikja

14:22, 19/02/2018
A+ Aa A-

Ziadin Sela është paraqitur në gjykatë në cilësinë e dëshmitarit për sulmet ndaj tij me 27 prill të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë. Ai tha se fillimisht turma, kur ka hyrë në qendren e shtypit, ka filluar të gjuajnë me sende drejt grupit të deputetëve. Sela është goditur nga një shtizë flamuri dhe nga një monitor kompjuteri.

Ai tha se në momentin kur ka ngelur i vetëm, turma kanë filluar ta godasin në kokë dhe trup dhe në ato momemte ka humbur vetëdijen dhe nuk mban mend asgjë tjetër deri në zgjimin e tij në sallën 334.

Ai njoftoi se nga Kuvendi e kanë nxjerrë të maskuar si polic të lënduar. Ai tha se duhet të investigohet se si për gjithçka tjetër ka pasur videoinçizime, përveç për sulmin ndaj tij. Gjithashtu njoftoi se një gazetare ka xhiruar atë gjatë gjithë kohës dhe tha se ka gjasë që ajo të ketë pamje më të detajuara për atë se kush dhe si e kanë sulmuar.

Ai akuzoi se në momentin kur ka dashur të dalë nga salla dhe të ngjiten në zyrën e tij, gazetarja në fjalë ka dalë përpara , ia ka prerë rrugen dhe i ka thënë: “skeni ku të shkoni, tash e shihni se çfarë ju gjen”. Jozyrtarisht kuptuam se bëhet fjalë për gazetaren Aleksandra Dukovska. Në vazhdim, pas pauzës do të merret në pyetje nga avokatët mbrojtës të të akuzuarve.

Deputeti Ziadin Sela sot u ballafaqua me ata të cilët e përgjakën dhe tentuan ta vrasin, më 27 prill në Kuvend. Ai i shihte në fytyrë ndërsa të akuzuarit hezitonin ta shihnin atë në sy, raporton Televizioni SHENJA. Para gjykatës ai shpjegoi momentin kur ka hyrë turma në sallë dhe kur ka filluar ta shajë dhe kërcënojë.

Ja rrefimi i plotë i Ziadin Selës para gjykatës:

 “Pas seancës plenare shkuam tek press qendra ku kryetari i ri i Kuvendit duhej të japë deklaratë. Në fillim isha tek korridori, në hyrje të sallës së mediave, qëndroja me Syrija Rashidin dhe Vesel Memedin. U dëgjua një britmë. Thanë se turma po hyn brenda. Në atë moment hymë në press qendër. Derisa mbahej konferenca e Talat Xhaferit kishte disa persona që mbanin derën nga njerëzit. Në një moment u hap dera sepse nuk mund ta mbanin më.

Turma hyri. Unë isha në qosh të sallës, në të majtë të foltores. Para meje isha Syrija Rashidi dhe Rexhail Ismaili, djathas e kisha Zoran Zaevin dhe deputetët e tjerë. Erdhi turma drej neve. Drejt meje. Syrijai dhe Rexhaili tentuan të më mbrojnë. Kishte vazhdimisht kërcënime me jetë. Ju jeni tradhtar. Do ju vrasim na thanë. Kishte edhe kërcënime personale për mua. Sela ske ku të ikësh, do të vrasim. Vazhdimisht hidheshin gjësende të forta. Mbaj mend se një dërrasë më ra në kokë. Edhe nji monitor kompjuteri. Monitorin ma hodhën mua direkt edhe një shtizë flamuri. Nuk e di saktë kush ma hodhi shtizën.

E kam vërejtur se një femër, vazhdimisht më ka ndjekur më kamerë. Prokuroria sigurisht që ka më shumë detaje. Ishte një me maicë që e mbaj mend ishte me maskë dhe vazhdimisht e drejtonte turmën. Ata e drejtonin gishtin kah unë. Merreshin vesh me atë gruan. Në një moment na thanë se shërbimet po bëjën korridor që të dalim por ju thash se ska logjikë sepse e shoh se turma është kah une. Meqë deputetët dolën disa, unë isha i hapur për sulme.

S’kisha barrierë para meje që të më mbrojë. Kisha anezi të plotë, nuk mbaj shumë mend kohën e saktë. Turma mu afrua shumë. Më kapën për koke dhe më godisnin. U largova njëherë nga ai vend, por goditja me monitorin dhe shtizën më hutoi. Fillova të mos kem më orientim dhe humbisja frymëmarrjen, skishte ajër. Asnjë prej personave që më kanë sulmuar se mbaj mend se ka dashur të më mbrojë.

Po të ishte ashtu do më prisnin me lule dhe duartrokitje. Nuk kishin për qëllim të më mbrojnë. Skishtë ashtu personash. E mbaj mend se njëri prej sigurimit gjuajti me armë në ajër dhe kjo e zemëroi edhe më tepër turmën. Në atë moment ne të gjithë ishim pre e rrezikut të lartë. Pasi kam humbur vetëdijen smbaj mend asgjë. Vetëm kur jam zgjuar në dhomën 334 të Kuvendit. Ai djali me mjekërr ishte i pari që hyri në sulm. Kishte maicë të zezë. Shante dhe kërcënonte. Ai më ra në sy. Një tjetër ishte me syza në kokë dhe mbante jelek. Ai tjetri ishte me maskë dhe më numrin 6 në fanellën e tij.

Deputeti Vlado Gjorçev tentonte ta pengojë turmën. Ishte mes neve dhe turmës. Momentin e fundit që e mbaj mend, se di se si arrita të largohem nga grupi i tjetër i deputetëve. E mbaj mend se kam rënë në gjunjë dhe më godisnin nga koka dhe trupi. Se di se si më kanë tërhequr zvarrë sepse kisha filluar të humb vetëdijen. E mbaj mend rënien në gjunjë si momentin e fundit para se ta humb vetëdijen. Nuk e di saktë si u largova nga turma e deputetëve. Isha i hutuar nga goditjet”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco