10 vjet, Kosova shtet, Ali Ahmeti: NATO dhe BE, alternativë e vetme për shqiptarët

10 vjet, Kosova shtet, Ali Ahmeti: NATO dhe BE, alternativë e vetme për shqiptarët

11:35, 18/02/2018
A+ Aa A-

Ideali i dëshmorëve për një Kosovë të lirë dhe të pavarur, ishte më i madh se gjithçka tjetër, të cilën vdekjen e shndëruan në lindje, deklaroi kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në akademinë solemne të organizuar nga partia e tij për nder të dhjetëvjetorit të pavarsisë së Kosovës. “Shqiptarët sot duhet të jetësojnë e materializojnë të arriturat që të gjithë bashkarisht i kanë ndërtuar. Kosova shtet i apvarur të pranohet edhe ndërkombëtarisht dhe institucionalisht të integrohet aty ku e ka vendin në NATO dhe BE. Maqedonia të punojë deri në përmbylljen e plotë të MO-së. Kjo është detyrim i ne shqiptarëve por edhe i bashkëqytetarëve maqedonas që MO si tërësi e zbatueshme për të gjithë. Shqipëria të udhëtojë drej BE-së me dinjitet të përfaqësojë aty ku e ka vendin në NATO”, shprehet kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Nga mediat maqedonase Ahmeti u pyet se përse feston pavarsinë e një shteti tjetër ndërkaq nuk merr pjesë në festat shtetërore të rëndësishmë për Maqedoninë. “Kam obligim moral dhe kombëtar ta bëj këtë manifestim për shkak se Kosova shkolloi shqiptarët e Maqedonisë kur ata nuk kishin të drejtë në arsimohen në vendin e tyre”, u përgjigj Ahmeti. Personalisht nuk kam pas ftesë për festat shtetërore, pos ftesave në adresat e insitucioneve shtetërore, u arsyetua Ahmeti.

“Kosova shqiptarët e Maqedonisë i ka shkolluar sepse këtu shkolimi ishte i ndaluar. Une që bëj këtë manifestim, jam torturuar nga organet e UDB-së pse kam këkruar në shtetin tim shkollim”, shprehet kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Pavarsia e Kosovës ju takon të gjithë shqiptarëve, tha me këtë rast ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa. Ai siç njofton RTM2 tha se nga pavarësia e këndëj Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me Maqedoninë ndërkaq shprehu nevojën për të menduar tani bashkëpunimin edhe më kualitativ me vendin në sferën e arsimit, kulturës dhe në fusha të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco