Skandali që po trondit Maqedoninë: 13-vjeçarja u përdhunua dhe u robërua nga një plak, më pas abortoi fëmijën e tij

Skandali që po trondit Maqedoninë: 13-vjeçarja u përdhunua dhe u robërua nga një plak, më pas abortoi fëmijën e tij

09:16, 17/02/2018
A+ Aa A-

Ditën e djeshme, një vajzë 13-vjeçare e përkatësisë rome me iniciale R.I. ka abortuar, pasi ka mbetur shtatzënë si pasojë e abuzimit seksual teksa ka qenë e strehuar në shtëpinë për përkujdesjen e fëmijëve “25 maji” në Shkup, njofton European Roma Rights Centre (ERRC).

Kjo qendër kërkon nga autoritetet përkatëse të reagojnë menjëherë dhe t’i afrojnë kësaj vajze ndihmën e nevojshme mjekësore, të sigurojnë shëndetin e saj fizik dhe psikik dhe të kthehet tek familja e saj rome, prej ku është marrë në vitin 2012 për shkak të varfërisë.

Historia që po trondit Maqedoninë është mësuar për herë të parë më 1 mars të viti 2017, kur ERRC ka marrë informacion nga prindët e saj se R.I. është zhdukur nga shtëpia për përkujdesjen e fëmijëve “25 maji”. Autoritetet e këtij institucioni nuk e kanë raportuar rastin në polici ose te prindërit e saj.

Sipas dëshmisë që ka dhënë 13-vjeçarja para monitorëve të ERRC-së, ajo është marrë me forcë nga institucioni prej një personi të moshuar i cili e ka dërguar në shtëpinë e tij në një qytet tjetër, raporton “Lajm”. Atje e ka detyruar të kryejë akte seksuale dhe punë fizike.

Fëmija ka arritur të ikë pas 30 ditëve dhe me autobus është kthyer në Shkup, ku policët e kanë gjetur në tregun Bit Pazar. Ajo po ashtu ka përshkruar se si është marrë paraprakisht dhe është dërguar në ‘kamp veror për fëmijë” në Strugë bashkë me fëmijë tjerë nga shtëpi shtetërore për strehimin e fëmijëve. Atje një person e ka dhunuar seksualisht, para se të kthehej në Shkup. Kur u ka treguar të punësuarve për këtë ngjarje, ajo është akuzuar se po gënjen dhe se po shpif.

Ky skandal ka ndikuar edhe ndaj qeverisë, respektivisht Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, për shkak se institucionet akuzohen se nuk kanë reaguar me kohë. Prandaj, lidhur me rastin ka reaguar edhe ministrja Milla Carovska, e cila ka thënë se vajza në fjalë dhe dy vajza tjera kanë qenë viktima të prostitucionit e jo viktima të dhunës seksuale në institucionet shtetërore të kujdesit.

Raport për këtë rast ka përgatitur edhe Qendra për çështje sociale.

“Një burrë në moshë është identifikuar si i punësuar në Qendrën për punë sociale dhe pasi i ka marrë nga qendra ku strehoheshin, i ka dërguar tek stacioni i vjetër hekurudhor në Shkup. Ndaj tyre atje ka kryer abuzim seksual. Nëna e fëmijëve e ka denoncuar rastin në polici dhe i ka dërguar vajzat tek gjinekologu, i cili ka konstatuar se vajzat vërtet kanë qenë viktima të dhunës seksuale”, thuhet në raportin e Qendrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco