Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Grupi i Kumanovës’, depozitohet  ankesa për vendimin, kërkohet rigjykim

‘Grupi i Kumanovës’, depozitohet ankesa për vendimin, kërkohet rigjykim

12:15, 16/02/2018
A+ Aa A-

Grupi i Kumanovës në fillim të nëntorit të vitit të kaluar është dënuar me gjithësejt 746 vite burg ndërsa familjarë të të burgosurve kanë dorëzuar ankesë dhe kërkesë për rigjykim të këtij vendimi.

Familjarët mes tjerash kanë kërkuar që të ketë hetim ndërkombëtar ndërsa. Gjykata e Apelit tanimë duhet të merr vendim rreth kësaj ankese dhe në rast të pranimit të saj duhet që lënda të kthehet në rigjykim.

Për këtë rast, zyrtarë të të dyja vendeve kanë kërkuar hetim ndërkombëtar por deri tani nuk ka pasur ndonjë iniciativë për nisjes së procesit.

”Grupi i Kumanovës” u dënua me akuzën ”Terrorizëm dhe organizim terrorist” për ngjarjet 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë ku një grup i armatosur ka luftuar me policinë dhe ushtrinë e shtetit të Maqedonisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco