Vdekje e parakohshme, ndërron jetë ish-ministri shqiptar

Vdekje e parakohshme, ndërron jetë ish-ministri shqiptar

12:15, 16/02/2018
A+ Aa A-

Ka ndërruar jetë Abdylaqim Ademi funksionar i lartë i Bashkimit Demokratik Për Integrim, pas një sëmundje të rëndë që e detyroi atë që të tërhiqet nga aktiviteti politik vitin e kaluar.

Ademi ka lindur në vitin 1969. Në karrierën e tij politike ai ka vepruar si ministër i Ekologjisë, Arsimit dhe Zv.Kryeministër për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Abdylaqim Ademi ka ushtruar funksione të larta partiake dhe qeveritare. Ai do të varroset sot në fshatin e lindjes, Shëmshov, pas namazit të xhumasë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco