500 mijë euro u harxhuan për palmat, nisin hetimet për ‘Dita e drurit’

500 mijë euro u harxhuan për palmat, nisin hetimet për ‘Dita e drurit’

20:14, 14/02/2018
A+ Aa A-

500 mijë euro për mbjellje të palmave dhe 17 milion euro për fidane të mbjella, qeveria e kaluar ka harxhuar për projektin “Dita e drurit”. Palmat për kohë të shkurtër u vyshkën tërësisht edhe pse pushteti i kaluar pohonte se ato do të mbijetojnë deri në -20 gradë.

Qeveria po heton për zbardhjen e projektit “Dita drurit”,  për të cilin thonë se nuk ka pasur kurrfarë suksesi për pyllëzimin e vendeve malore.  Ata nuk japin detaje se kundër kujt është ngritur procedura.

“Prej viti 2008-2016 janë harxhuar 17,8 milion euro. Suksesi i fidanëve të mbjella është në nivel prej 20%. Përmes këtij aksioni janë harxhuar para shtesë prej 31 milion denarë për palma të mbjella. Sipas kësaj nuk ekziston asnjëfarë suksesi, më saktë nuk ka asnjë palmë të mbijetuar”, tha Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë së RM-së.

Drejtori i Pyjeve të Maqedonisë, Zoran Gjorgjiev thotë se nuk do të eksitojë më dita e drurit, por do të ketë pyllëzim në vende ku ka nevojë.

“Analizat të cilat i kemi bërë si institucion kanë treguar se nuk ka asnjë efekt projekti “Dita e drurit”, për këtë shkak edhe kjo ditë nuk do të ekzistojë më. Ne si institucion do të bëjmë pyllëzim sipas asaj që na obligon ligji”, tha Zoran Gjorgjiev, drejtor i pyjeve të Maqedonisë.

Ndryshe 500 mijë euro, ose 1500 palma të cilët u mbollën në Strugë, Ohër, Gjevgjeli, Dojran, Veles, Prilep, Resnje dhe Shkup përfunduan në deponi. Ndërmarrja publike “Parqe dhe Gjelbërim”, për mirëmbajtje të palmave ka shpenzuar edhe 150 mijë denarë, pasi ato u ushqyen me humus dhe me mbeturina nga krimbat kalifornez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco