Maqedoni, qytetarët mendojnë se pas ndryshimit të emrit vendi mund të hyjë në BE dhe NATO

Maqedoni, qytetarët mendojnë se pas ndryshimit të emrit vendi mund të hyjë në BE dhe NATO

13:12, 14/02/2018
A+ Aa A-

57% e qytetarëve të Maqedonisë e mbështetin nismën qeveritare për përmirësimin e marrëdhënieve me Greqinë, kurse 23% nuk e mbështetin.

Për 60% e të pyeturve, është shumë me rëndësi që menjëherë të zgjidhet çështja e emrit, kurse 15% konsiderojnë se kjo nuk është e rëndësishme. 49% mendojnë se çështja do të zgjidhet shumë shpejtë, kurse 42% mendojnë se çështja e emrit do të zgjidhet deri në fund të vitit 2018.

Këto të dhëna dalin nga hulumtimi i Institutit për hulumtime politike në Shkup (IHP), i realizuar në periudhën nga 16 e deri më 21 dhjetor të vitit të kaluar.

Në pyetësor janë përgjigjur 1113 persona. 47% e të pyeturve nuk do të pranonin që të ndryshohet emri kushtetues për përdorim ndërkombëtar në shkëmbim të anëtarësimit në BE dhe në NATO. 38,2% do të pranonin një ndryshim të tillë.

53% mendojnë se pa ndryshimin e emrit nuk mund të pranohet Maqedonia në BE dhe në NATO, kurse 27% mendojnë se ka një mundësi të tillë

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco