Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Shqiptarët kundër marrëveshjes Maqedoni-Greqi për emrin

Shqiptarët kundër marrëveshjes Maqedoni-Greqi për emrin

13:00, 14/02/2018
A+ Aa A-

Ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Maqedonisë, Nikos Kotzias dhe Nikolla Dimitrov ranë dakord  të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për çështjen e emrit të Maqedonisë. Orët e gjata të diskutimit që patën së bashku në selinë e tretë të OKB-së në Vjenë me të Dërguarin Personal të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës Ndërkombëtare, Mattheë Nimetz u konsideruan si pozitive.

Megjithatë edhe pse thuhet se marrëveshja mbi emrin konsiderohet e përfunduar sipas dakordësisë për emrin “GornaMakedonija”, partitë shqiptare që mbështesin qeverinë e Zaev janë kundër këtij opsioni. Emri i propozuar për përdorim në kushte të përkthyeshme nuk është i pranueshëm për shqiptarët.

"Ne kundërshtojmë propozimet për emra në gjuhën maqedonase, siç është rasti i" Gorna Makedonija" sepse ka një tendencë për ndikim sllav  në miratimin e këtij emri”- tha Zijadin Sela, i cili në fund të vitit 2017 njoftoi tërheqjen nga koalicioni qeverisës. Nga ana tjetër, Artan Grubi, përfaqësues i BDI, tha në fundjavë se emri duhet të pasqyrojë karakterin multietnik të vendit. "Maqedonia është vendi im dhe i mijëra shqiptarëve të tjerë. Ata nuk mund të përjashtohen nga ky proces jetik për të ardhmen tonë të përbashkët”

Edhe  intelektualët e Forumit Shqiptar të Shkupit u kanë dërguar një letër institucioneve ndërkombëtare dhe ndërmjetësit Metju Nimic për të hedhur poshtë si të papranueshëm propozim “Gorna Makedonija” sepse ai përjashton shqiptarët, komuniteti i dytë më i madh në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco