Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Vritet një shqiptare e lidhur me ISIS-in në Siri

Vritet një shqiptare e lidhur me ISIS-in në Siri

09:43, 14/02/2018
A+ Aa A-

Në Siri është vrarë një vajzë kumanovare, e cila ishte pjesë e ISIS-it. Lajmi i është kumtuar njerëzve të afërm të saj, ndërsa ditëve të fundit u dhanë lajme edhe për vdekjen e dy shqiptarëve të tjerë, si pasojë e luftimeve të ashpra në Siri.

Vajza kumanovare para katër viteve ishte arratisur nga shtëpia e saj, ndërsa më vonë gjendet në Siri në radhët e ushtrisë e Shtetit Islamik. Ajo për katër vjet në rrethana të panjohura ka qëndruar në Siri dhe Irak dhe nuk ishin dhënë lajme rreth fatit të saj, njofton Realiteti.

Më në fund është mësuar edhe lajmi i kobshëm për vdekjen e saj, gjatë luftimeve të fundit të ashpra në territoret ku ISIS po pëson humbje të thellë dhe që ka humbur gati gjithë territorin që deri tani kishte nën kontroll.

Deri tani, në betejat në Siri dhe Irak janë vrarë të paktën 15 persona nga Maqedonia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco